Project Description
‘EMI 5’ Commercial & Residential Buildings
”EMI 5” është një godinë banimi dhe shërbimesh, e cila ndodhet në Rrugën “Hoxhë Vokrri”, rreth 300 metra nga sheshi i Pazarit të ri dhe 800 metra nga Sheshi Skënderbej (Qendra e Tiranës).
Godina është në një nga zonat me të mira të kryeqytetit, shumë e gjallë duke ofruar cdo shërbim të nevojshëm për një jetes të rehatshme dhe në standarte të larta. ‘Emi 5’ ka nje pozicion teper te favorshem, e gjendur rreth 100 metra larg Shkolles 9-Vjecare ‘Shkolla e Kuqe’, rreth 250 metra larg Komisariatit Nr.1 te Policise dhe vetem 10 min nga Qendra Spitalore ‘Nene Tereza’.
Kjo godinë është konceptuar si një ndërtim modern me 5, 8, 10 dhe 11 kate, ku si funksion kryesor i saj është banimi por gjithashtu ofron ambjente për shërbime, zyra dhe dyqane. Në funksion të shërbimeve të mësipërme janë projektuar edhe 2 kate parkimi nëntokësor.
INFRASTRUKTURA
Godina do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.
PLANIMETRITË
EMI 5 do të ofrojë apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 ambjente për njësi shërbimi dyqane dhe zyra. Planimetritë janë të mirëorganizuara dhe me hapësira optimale. Komode dhe të përshtatshme si për familjet e vogla edhe për ato të mëdha.
DETAJET ARKITEKTONIKE
Fasada do të jetë e ventiluar plotësisht, ku në të gjithë rastet eficenca e energjisë që përfitohet është e njëjtë. Dritaret e vetratat e janë të stilit Francez me vendet e posaçme për vazo me lule për t’i shtuar elementët natyralë. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalikë të ballkoneve janë projektuar si zgjidhje e veçantë arkitektonike, si edhe si element sigurie për të gjitha moshat.
TERMOIZOLIMI
Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.
Termoizolimi në Emi 5 realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Termoizolimi lesh guri krijon kushte shumë të larta të izolimit termik duke iu mbivendosur sistemit struktural me tullë.
DYERT & DRITARET
Dritaret plastike me dopjo xham termik, ku si izolues eshte përdorur gaz argon dhe grila sipas projektit, gjithashtu dhe për dyert e jashtme të apartamenteve është përdorur leshi i gurit për izolim më të mirë termik e akustik.
IZOLIMI AKUSTIK
Të gjithë elementët strukturor (kollona, soletë, tra) janë të veshura me membranë për izolimin e zhurmave. Sistemi i izolimit akustik synon eliminimin e zhurmave deri ne nivelin 70 dBA(decibel).
Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë.
Zhurmat ajërore të brendshme si zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinës.
Zhurmat nga paisjet e shërbimit si ashensori, transformatori, motorrët e kondicionerëve, pompat e ujit etj jane gjithashtu trajtuar nga kompania. Të gjitha pajisjet e shërbimit janë të montuara në vende të posaçme dhe të gjitha instalimet bëhen duke respektuar udhëzimet e prodhuesit për të arritur nivelin më të ulët të zhurmave. Tubacionet e furnizimit me ujë dhe shkarkimeve janë të vendosura në puse të posaçme dhe të izoluara me një shtresë lesh guri. Gjithashtu dyert e jashtme të apartamenteve kanë një mbushje zë-izoluese dhe guarnicione të cilat minimizojnë zhurmat që vijnë nga hapësirat e përbashkëta brenda godinës.
VENTILIMI
Në Emi 5, çdo apartament është pjesë e një sistemi ventilimi bashkohor në tualete dhe kuzhina për të mënjanuar erërat e pakëndshme që vijnë nga apartamentet e tjera apo hapësirat e përbashkëta.
HAPËSIRAT TEKNIKE
Hapësirat teknike janë të pozicionuara dhe mirë-organizara në katet nëntokësor duke siguruar dhe aksesin për mirëmbajtjen e tyre, ka sistem anti-zjarr me depozita rezervë dhe hidrantë për çdo emergjencë të mundshme. Godina është e pajisur me gjenerator rezervë për funksionimin e ashensorit dhe ndriçimit në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
ASHENSORËT/SHKALLËT
Objekti ka një shkallë e cila është e pajisur me ashensor. Hyrja për në hapësirën e shkallës bëhet nga korridori i kateve.
RIFINITURAT
Dyshemetë ofrohen te shtruara me pllaka porcelani me shkelqim ose mat ne varsi te funksionit te hapsires.
– Dyert e jashtme janë dyer sigurie me strukturë çeliku dhe panele MDF. Klienti është i lirë të ndryshojë panelin, dorezën apo aksesorët e tjerë vetëm nga faqja e brendshme e derës ndërkohë që faqja e jashtme duhet të jetë e njëjtë me dyert e tjera të katit.
– Objekti do të jetë i pajisur me një gjenerator i cili do të sigurojë funksionimin e pompave të ujit, ndriçimit të shkallëve, garazheve dhe dyerve elektrike.
– Rrjeti i tubave të kondicionimit do të jetë i instaluar paraprakisht nëpër dysheme.
– Lyerja e mureve të brendshëm do të bëhet me hidromat me ngjyrë të bardhë dhe atyre të jashtme me bojë plastike.
– Davancalet e dritareve, ballkoneve, dhe shkallëve të jashtme do të jenë në varësi te kompozimit të fasadës: Të veshura me mermer, suva, fletë alumini apo profil plastik .
– Ashensorët do të jenë prodhimi i standardit CE ku do të kenë pajisje shtesë që shërben për ulje emergjence në rast mungese të energjisë elektrike.
– Tualetet vijnë të pajisura me të gjithë setin hidro-sanitare: lavaman, wc, mekanizwm me kasetw, bide, pjatw dushi, bojer dhe të pajisura me grupet e mishelatorëve.
WC-të janë të varura (sospeso) me kaseta murale (incasso). Tualetet janë të veshura me pllaka majolike importi deri në lartësinë 2.4 m, si dhe kanë sistem ventilimi (në rastet kur nuk kanë ventilim natyral).
Pas përfundimit të suvatimeve, klienti mund të zgjedhë modelet e pllakave nga mundësitë që i ofron kompania apo materiale të tjera prej atyre që ofron zhvilluesi.